Arbëri

Transportuesit rrugorë kërkojnë heqjen e akcizës për derivate, paralajmërojnë shtrenjtim biletash

 

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria që të hiqet akciza për furnizim me naftë për autobusët apo lirimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të furnizimit me naftë, për periudhë të caktuar kohore. Këto masa, shoqata i ka parë si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave.

Në një njoftim për media të premten, shoqata ka thënë se ky sektor po përballet me vështirësi të shumta duke nisur nga pandemia e “për të vazhduar pastaj me problemet tjera përcjellëse nga mospërkrahja dhe mungesa e subvencioneve e deri më tani tek problemet e ngritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë”.