Arbëri

Reka: Zyrtarët e Hitlerit u dënuan pas luftës, të Millosheviqit ende e udhëheqin Serbinë

 

Ish-ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka kujtuar 10 qershorin - ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe 12 qershorin – 23 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Reka ka bërë një krahasim mes 12 qershorit 1999 dhe 6 qershorit të vitit 1944 kur është bërë zbarkimi i forcave aleate në Normandi për mposhtjen e fashizmit Hitlerian.