Arbëri

Rama, Abazoviq e Ahmeti apo “Open Brothers”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrii Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i BDI-së në Maqedonisë të Veriut, Ali Ahmeti, janë takuar sot në Ohër, ku për dy ditë u mbajt samiti i Ballkanit të Hapur.

Shqipëria e Maqedonia janë nismëtare të kësaj iniciative rajonale, ndërkohë Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, në këtë ngjarje ishin në rolin e vëzhguesve.

Foton e ka postuar Rama në Facebook, me mbishkrimin “Open Brothers”, duke iu referuar nismës rajonale dhe kombësisë të të treve – shqiptarë.

Kosova vazhdon ta refuzojë këtë nismë.