Arbëri

Hoti akuzon Qeverinë Kurti për rritje të importit nga Serbia

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti, se ka bërë që të rritet importi i mallrave nga Serbia.

Ai përmes një postimi në Facebook, të martën, ka thënë se në vitin 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.

Në vitin 2021, sipas tij, trendi ka ndryshuar. Sipas Hotit, Serbia është kthyer në vendin e parë, me rritje prej 76%.

“Njëherë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Njëherë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, ka shkruar ai, duke iu referuar aktiviteteve të VV-së si në opozitë.

Hoti iu referua po ashtu statistikave më kohën kur vetë ishte kryeministër, pak kohë pasi ishte hequr taksa 100 për qind kundër mallrave të Serbisë.

 

Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa...

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, June 7, 2022

arb