Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demi: Protesta e veteranëve, thirrje për kaos

Agron Demi, analist në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), deklaroi se protestat për tërheqje të Trustit e ato të veteranëve, janë thirrje për kaos, nëpërmjet të cilave po promovohet shkatërrimi i sistemit pensional.

Demi shkroi në Facebook të hënën se opozitarizmi është sulm i orkestruar ndaj institucioneve dhe politikave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo nuk është opozitarizëm, është sulm i orkestruar kundër institucioneve dhe politikave. Me këso veprimesh, duke promovuar shkatërrimin e sistemit pensional, duke rreziku qëndrueshmërinë buxhetore, duke rrënuar rregullat fiskale, nuk i bëhet opozitarizëm pushtetit, por është formulë për ta dështuar shtetin”, shkroi Demi, duke theksuar se skena të tilla ia kujtojnë zhvillimet e 2008-s, “kur pushteti çdo ditë menaxhonte kriza artificiale të orkestruara nga grupe jashtë institucionale".