Arbëri

Vendimin e Ivanovit e komenton edhe i pari i Ulqinit, e quan kërcënim të harmonisë ndëretnike

Vendimi i Presidentit maqedonas, Gjogje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin koalicionit që ka shumicën parlamentare në parlament, vë në pikëpyetje fatin e demokracisë në këtë shtet, ka thënë kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.

“Po ashtu deklaratat e tij të papërgjegjshme kundër të drejtave të shqiptarëve, të cilët kanë status shtetformues, janë duke kërcënuar harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin politik në Maqedoni e më gjerë”, ka thënë Cungu, përcjell ksp.

“Prandaj ne kërkojmë nga gjithë faktori shqiptar dhe ai ndërkombëtar që të angazhohen për të ndalur këtë sulm që po i bëhet sovranitetit popullor dhe të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni”, ka thënë më tutje ai.