Arbëri

Mot i ndryshueshëm të dielën në Kosovë

Descriptive Text

Mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Vende-vende pritet të ketë edhe reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, mesatare dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftim.