Arbëri

OJQ-të kërkojnë reagimin e Bërnabiqit për gjuhën urrejtëse të Vulinit për shqiptarët

Foto: REL
 

Një grup i organizatave joqeveritare dhe individëve nga Beogradi dhe Kosova dënuan, siç njoftuan më 27 maj,gjuhën e urrejtjes së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve.

Si thuhet në deklaratën e përbashkët, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë dhe kryeministres Ana Bërnabiq që të reagojnë dhe të dënojnë faktin se Vulini vazhdon të përdorë një emërim fyes për shqiptarët.