Arbëri

Gjeneralja e parë e FSK-së gradohet në inspektore gjenerale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka graduar gjeneralen Irfete Spahiu në gradën inspektor gjeneral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Osmani u shpreh se dekretimi i Spahiut në këtë gradë është nder dhe përgjegjësi për të, duke shtuar se është hera e parë që një grua emërohet inspektore gjenerale.

“Kam dekretuar Irfete Spahiun nga grada Gjeneral Brigade në gradën Gjeneralmajore në FSK. Ky gradim është nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nga gratë dhe burrat në uniformë familjet tuaja e tona e Republika e Kosovës presim shumë nga ju. Gjeneral brigade Spahiu jo vetëm si oficere e lartë në FSK por edhe si grua që për herë të dytë po bën historinë duke u bërë gjeneral majorja e parë grua në ushtrinë tonë, jam e bindur që do të vazhdojë të shërbejë me nder”, ka thënë Osmani.

 

 
CEREMONIA E GRADIMIT TË IRFETE SPAHIUT

CEREMONIA E GRADIMIT TË IRFETE SPAHIUT

Posted by Vjosa Osmani on Friday, May 27, 2022