Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka vazhduar punimet në ditën e tretë me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.
Irfete Spahiu, me gradën gjeneralmajor në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) tha se kjo forcë është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.
Sipas saj, roli i grave në luftë dhe në paqe është i patjetërsueshëm, duke shtuar se në FSK janë mbi 11% gratë ushtare.
“Është e trishtueshme që shumica e lufta shkaktohen nga burrat, por peshën më të madhe e bëjnë gratë. Gratë u lan pas për t’u përkujdesur për fëmije, për punët e shtëpie. Gratë dhunoheshin, vriteshin si fushatë e spastrimit etnik. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës”.“FSK është forcë e ndërtuar sipas standardeve me NATO-n. 11.3% gra në FSK janë tash, mund të mos jetë numri i madh por të gjitha kanë kaluare procesin si kolegët e tyre meshkuj. Gratë kanë qenë pjesë edhe e çlirimit dhe kjo ka ndihmuar edhe në themelimin e FSK-së”, deklaroi ajo.
Spahiu tha se gratë janë pjesë kritike e shoqërisë dhe sipas saj, dueht të jenë pjesë e proceseve kritike paqeruajtëse.
Edhe
Gjeneralja e parë e FSK-së gradohet në inspektore gjenerale
“Vajzat dhe gratë në FSK kanë trajtim të barabartë me kolegët e tyre. FSK edhe është zgjedhur institucioni më i besueshëm në Kosovë. Kontributi i grave nuk është kuota, por vlerë e shtuar”.
Seminari ka zhvilluar punimet që nga dita e shtunë, ku krerë të shtetit kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO./EO/