Arbëri

Viola von Cramon të hënën në Serbi, flet me Vuçiqin për dialogun me Kosovën

 

Eurodeputetja Viola von Cramon, pritet ta vizitojë Beogradin të hënën, me ç’rast do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan gazeta “Danas” të enjten.

Disa nga temat që pritet të diskutohen në këtë takim, sipas gazetës serbe, janë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, procesi i integrimit, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, si dhe çështjet energjetike.