Numri i hyrjeve të shtetasve kosovarë në Shqipëri gjatë muajit prill ka shënuar rënie për 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, ka bërë të ditur INSTAT-i të enjten.
Megjithëkëtë, Kosova mbetët shteti me numrin më të madh të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një kohë pandemie, në prill të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 136.022 hyrje të shtetasve të Kosovës, ndërsa në prillin e këtij viti u regjistruan 107.436 hyrje.
Me rënie është edhe numri i hyrjeve për 4-mujorin e parë të vitit. Në periudhën janar-prill të vitit 2021, në Shqipëri u regjistruan 381.389 hyrje të shtetasve të Kosovës, ndërsa për katër mujorin e parë të këtij viti kjo shifër shkoi vetëm deri në 329.477.