Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryetari i Bordit – deputetëve: Mos e shkatërroni Trustin

Tërheqja e re nga Trusti, 27.04.2022

Ish-kryetari i Bordit të Trustit dhe profesori i ekonomisë, Ymer Havolli, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë një tërheqje të re nga Trusti. Lejimi i një tërheqje të re nga Trusti është kryefjala e ditëve të fundit në opinionin publik.

Havolli ka thënë se Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment të vështirë ekonomik ose për një grusht vota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do t’i ballafaqoni njerëzit në kohën e pensionit si mos më keq. Nuk bëhet zgjidhje e problemeve sociale me pronë të huaj. Deputetë, ju jeni përgjegjës me hap perspektivë, jo me cenu të drejtën e kursyesve, gjoja se po bëni punë të ‘madhe’. Nesër, kur këtë institucion kredibil ta shndërroni sikur të gjitha të tjerat, rruga e vetme mbetet ta sulmoni njëri-tjetrin e të gjeni fajtorin. Ndërkaq, ky institucion do të shndërrohet në lengatë që s’do i gjeni ilaçin”, ka shkruar Havolli në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Opozita është pro lejimit të një tërheqje të re nga Trusti, por pushteti këmbëngul se një gjë e tillë do ta dëmtonte ekonominë e vendit.

Ndryshimi ligjor që mundëson tërheqjen ka shkuar në Kuvend pa aprovimin e Qeverisë dhe të Komisionit të Buxhetit.

Madje, sot para ndërtesës së Qeverisë u mbajt një protestë paqësore, me disa qytetarë që kërkonin aprovimin nga Kuvendi për të lejuar tërheqjen nga Trusti. 

 

Te nderuar deputet: Trusti nuk duhet te shkaterrohet per nje moment me disa veshtiresi ekonomike ose per nje grusht...

Posted by Ymer Havolli on Thursday, May 26, 2022