Arbëri

Juniku e Deçani mbesin komunat me më së shumti investime për kokë banori

 

Komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë në dy vitet e fundit, thuhet në raportin e GAP-it “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investimet kapitale”.

Përmes një komunikate për media, si rezultat i vazhdimit të projekteve të mëhershme, në Ligjin për buxhet 2022 kishte pak hapësirë për projekte të reja.