Arbëri

Serbia thotë se s’ka varrezë masive në Shtaval

Veljko Odaloviq, kryetar i Komisionit të Serbisë për Persona të Pagjetur, ka thënë se pas disa ditësh kërkimesh nuk janë gjetur mbetje në Shtaval, afër Sijenicës.

Në Shtaval u kryen kërkime për 13 ditë.

“Kemi punuar në këtë lokacion për 13 ditë pune, janë verifikuar mbi 7000 materiale dhe ajo që ka rëndësi, është që s’është gjetur asnjë mbetje në këtë lokacion”, ka thënë Odaloviq, raporton “TV Most”.

Duke thënë se në Serbi “s’ka pasur pengesa në asnjërën kërkesë për hulumtime”, Odaloviq ka thënë se pret që “edhe Prishtina të punojë njëjtë”.

Ai ka kërkuar që të hapen arkivat e NATO-s, KFOR-it dhe EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare të përfshira në luftën në Kosovë.

Nuk ka pasur deklaratë nga komisioni i Kosovës.