Arbëri

SBASHK-u do ta provojë edhe një rrugë para se t’i futet grevës

 

Para se të shkojnë në grevë të përgjithshme, sindikalistët e Kosovës do ta ndjekin ligjin që i obligon për ndërmjetësues ligjor në ndërmjetësimin në nisjen e dialogut mes Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Qeverisë.

Në takim mes SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve dhe në takimin e Kryesisë ekzekutive të BSPK-së, u tha se do të angazhohen me akterët politikë që të gjejnë zgjidhje për kërkesën e tyre lidhur me Ligjin e Pagave.