Bislimi: Sipas BE-së, Serbia prin me moszbatim të marrëveshjeve

Bislimi: Sipas BE-së, Serbia prin me moszbatim të marrëveshjeve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka thënë se Bashkimi Evropian ka kërkuar që të implementohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, mirëpo thotë se ato zbatohen më pak nga ana e Serbisë.
“BE-ja thotë duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet dhe të njëjtën kohë thotë se lista më e gjatë për moszbatimin e marrëveshjeve është nga ana e Serbisë”, ka thënë ai të hënën, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme.
Bislimi ka shtuar se Asociacioni është marrëveshje e dëmshme, por është përkrahur nga të gjitha partitë në Kosovë me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
“33 marrëveshje janë në Bruksel, rangimi bëhet me alfabet, por jo nga aspekti i rëndësisë. Asociacioni është vetëm një nga 33 marrëveshjet. Kush thotë që është më i rëndësishëm ka diçka në ndërdije. Është ngritur shumë zhurmë”, ka thënë ai.
Kryenegociatori i palës kosovare në dialog ka folur edhe për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çka ka thënë se nuk duhet të ndërlidhet me procesin e dialogut.
“Ka ide që disa vende anëtare e shohin të ndërlidhur dialogun me anëtarësim në KiE. Për ne me rëndësi që të jenë të ndara, për mua është shumë me rëndësi që ky është edhe qëndrimi zyrtar i Brukselit”, ka thënë ai.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Bislimi ka thënë se është diskutuar që të shfrytëzohet periudha e ardhshme prej 18 muajsh sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për dialogun, pasi gjatë kësaj kohe nuk ka procese zgjedhore në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
“Vizita në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë e organizuar nga fondacioni Martti Ahtisaari. Me britanikët kemi organizuar takime shtesë. Bisedimet kanë qenë për tri angazhime kyçe- anëtarësimi në KiE, integrimi në NATO dhe aplikimi për statusin e anëtarit kandidat. Kanë kërkuar sqarime për njohjen në qendër. Për ne ka qenë e qartë që vendosja e njohjes nuk duhet të vijë para se të fillojnë negociatat”, ka thënë ai.
Bislimi: Pala serbe kërkoi edhe 6 muaj shtesë për marrëveshjen për targat
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në dialog me Serbinë në Bruksel është trajtuar çështja e marrëveshjes përfundimtare për targat e përkohshme dhe sa i përket energjisë në veri të Kosovës.
Në Komisionin për Punë të Jashtme, i cili është mbledhur të hënën, Bislimi ka thënë se Kosova ka prezantuar disa opsione në përputhje me standardet evropiane sa i përket zgjidhjes së problemit me targat, mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga ana e palës serbe.
“Për targat janë prezantuar disa opsione në përputhje me standardet evropiane. Pala kosovare ka zgjedh opsionin e vet, por ka munguar nga pala serbe. Ata i kanë kërkuar edhe gjashtë muaj shtesë, për shkak të zhvillimeve pas zgjedhjeve. Kërkesa për ne është joserioze dhe nuk kanë qenë të sinqertë”, ka thënë ai.
Bislimi ka shtuar se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve gjatë javës së dytë të muajit maj, është diskutuar edhe për çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit.
“Kemi prezantuar udhërrëfyes që parasheh hapat që nga licencimi i Elektroseverit. Jemi në rrugë të mirë të kemi rezultate konkrete në mënyrë që veriu të futet brenda sistemit të Kosovës të faturimit, distribuimit”, ka thënë ai.
Ai njoftoi se është diskutuar edhe për çështjen e të pagjeturve, në hartimin e një deklarate-dokument për rritjen e intensitetit.
Sipas Bislimit, në takimin e fundit midis palëve, Serbia ka tentuar ta ngrejë edhe “çështjen e të zhvendosurve brenda vendit”, por pala kosovare ka refuzuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rashiq: Vuçiqi s’mund të thotë asnjë fjali pa gënjyer e manipuluar

Ambasada e SHBA-së ul flamurin në gjysmështizë

Klerikët fetarë kërkojnë lejeqëndrim, ende s’janë intervistuar nga Policia

Kthehen shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë

Abdixhiku: Jeta dhe vepra e Afrim Bunjakut do të gdhenden në historinë e Kosovës

Sarrazin: E dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës

Vetura të Policisë drejt Manastirit të Banjskës

Kupchan: Sulmi në Kosovë ishte i organizuar, qëllimi është për më shumë dhunë

Gjendet edhe një veturë me armatim në veri

Operohet serbi që sulmoi Policinë e Kosovës

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
