Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bislimi: Pala serbe kërkoi edhe 6 muaj shtesë për marrëveshjen për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në dialog me Serbinë në Bruksel është trajtuar çështja e marrëveshjes përfundimtare për targat e përkohshme dhe sa i përket energjisë në veri të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se në dialog me Serbinë në Bruksel është trajtuar çështja e marrëveshjes përfundimtare për targat e përkohshme dhe sa i përket energjisë në veri të Kosovës.

Në Komisionin për Punë të Jashtme, i cili është mbledhur të hënën, Bislimi ka thënë se Kosova ka prezantuar disa opsione në përputhje me standardet evropiane sa i përket zgjidhjes së problemit me targat, mirëpo nuk ka pasur gatishmëri nga ana e palës serbe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për targat janë prezantuar disa opsione në përputhje me standardet evropiane. Pala kosovare ka zgjedh opsionin e vet, por ka munguar nga pala serbe. Ata i kanë kërkuar edhe gjashtë muaj shtesë, për shkak të zhvillimeve pas zgjedhjeve. Kërkesa për ne është joserioze dhe nuk kanë qenë të sinqertë”, ka thënë ai.

Bislimi ka shtuar se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve gjatë javës së dytë të muajit maj, është diskutuar edhe për çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit.

“Kemi prezantuar udhërrëfyes që parasheh hapat që nga licencimi i Elektroseverit. Jemi në rrugë të mirë të kemi rezultate konkrete në mënyrë që veriu të futet brenda sistemit të Kosovës të faturimit, distribuimit”, ka thënë ai.

Ai njoftoi se është diskutuar edhe për çështjen e të pagjeturve, në hartimin e një deklarate-dokument për rritjen e intensitetit.

Sipas Bislimit, në takimin e fundit midis palëve, Serbia ka tentuar ta ngrejë edhe “çështjen e të zhvendosurve brenda vendit”, por pala kosovare ka refuzuar.