Kosova pa tarifa të energjisë

Kosova pa tarifa të energjisë
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore, i vërtetuar nga ajo e Apelit, është duke u zbatuar.
Sipas vendimit të gjykatës, ZRRE-ja duhet të pezullojë vendimin për tarifat e reja deri në shqyrtim përfundimtar.
Fejzullahu nuk deshi të prononcohet më gjatë pas raportimit në Komisionin për ekonomi, por me insistim të gazetarëve i tha 2-3 fjali.
Foli pak edhe për kërkesën e KESCO-s për sqarime në lidhje me pezullimin e tarifave të reja. Për këtë tha se, KESCO duhet t’i drejtohet gjykatës.
Ndërkohë kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, tha pas raportimi të Bordit të ZRRE-së, se vendi aktualisht është pa tarifa.
Sipas tij, ZRRE-ja nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për situatën e krijuar.
Bordi i ZRRE-së nis raportimin në komision pa praninë e mediave
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka filluar raportimin në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit, që konfirmoi atë të Gjykatës Themelore për pezullimin e faturave me çmim të rritur.
Raportimi po bëhet pa praninë e mediave në sallë.
Kryesuesi i kësaj mbledhje, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi që mediat të cilat ishin të pranishme ta lëshojnë sallën.
Ai bashkë me kolegen nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thanë se pas mbledhjes do të jenë të dispozicion për çdo pyetje nga gazetarët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Lajçak për takimin me Kurtin: Diskutuam për rrugën para në dialog

Jakurti: Caktimi i çmimeve tavan për derivate është i duhur, por mund të ketë çrregullim të tregut

Përplasje fizike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kurti: S’do të lejoj “republikë serbe të dytë” në Kosovë

Panagiotou: Ta gjejmë formën se si në arsim ta mësojmë përdorimin e mirë të teknologjisë

Culver: Studentët shokohen kur e shohin sa kohë kalojnë në media sociale

Kosova mund ta përdorë trasenë ekzistuese për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Qytetarët nënshkruajnë peticionin pro tërheqjes së 30 % të Trustit, thonë se janë në krizë

Synohet t’i jepet shtytje zbatimit të marrëveshjeve nga dialogu i Brukselit

Varhelyi përmend një udhërrëfyes për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit

Osmani dënon ashpër sulmin rus ndaj civilëve ukrainas
