Arbëri

BKT Kosova ndan kupën për kampionin e BKT Superligës – FK Ballkani

Descriptive Text

Sot me 22 Maj 2022 është mbajtur ndeshja e finales së BKT Superligës, në mes të FC Ballkanit dhe Gjilanit. FC Ballkani e siguroi titullin e kampionit katër javë para përfundimit të edicionit, që është titulli i parë në histori të klubit.

Trofeun e fitores, FK Ballkanit ia ndau z. Suat Bakkal, Drejtor Gjeneral i BKT Kosova së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit z. Agim Ademi dhe Kryetarin e Komunës së Therandës z.Bali Muharremaj.

Me këtë rast z.Suat Bakall e ka përgëzuar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës. “Me kënaqësi të madhe e uroj FC Ballkanin për fitoren dhe marrjen e titullit të kampionit për sezonin 2021/22 të BKT Superligës. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur dhe përkushtimin e gjithë ekipit, dhe mbështetjen e qytetarëve të Therandës, andaj i gjithë klubi dhe e gjithë Komuna e Therandës duhet të jenë krenarë. Nuk ka dyshim që Kosova është vend i cili e do shumë sportin, e në veçanti futbollin. Andaj ne besojmë fuqishëm që përmes këtij sporti dhe mbështetjeve financiare si kjo e BKT Kosovës do të ndihmoj në promovimin e mëtutjeshëm të vendit dhe vlerave të shtetit të Kosovës, shtoi z. Suat Bakkal”.

BKT Kosova ka përkrahur ndër vite shumë projekte sportive, duke kontribuuar në zhvillimin e sportit në Kosovë. Në vitin 2021, banka e ka zgjeruar sponsorizimin e saj në këtë fushë duke kontribuuar drejtpërdrejt në futbollin e Kosovës duke mbështetur financiarisht Superligën e Kosovës për sezonin 2021/22, me ç’rast kjo ligë ka marrë edhe emrin BKT Superliga.

Përmes këtij partneriteti, Banka është e përkushtuar të kontribuojë edhe më tej në zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti në Kosovë në nivelin më të lartë, veçanërisht pas implementimit të VAR-it, ku Kosova është bërë vendi i parë në rajon që e zbaton atë.

Image
Image

Artikull i sponsorizuar