Arbëri

Sivjet, Testi i Maturës do të mbahet brenda një dite

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar të shtunën se sivjet Testi i Maturës Shtetërore do të mbahet brenda një dite, më 18 qershor, për të gjitha lëndët.

Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta, sipas njoftimit të MASHTI-t.