Arbëri

Opozita kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për Fondin për Ushtrinë

Foto: KOHA
 

Shuma e donacioneve të grumbulluara në Fondin për Ushtrinë vazhdon të mbahet sekret, për shkak të sigurisë kombëtare, vlerëson Qeveria e Kosovës.

Por deputetët e Kuvendit po kërkojnë që mjetet e grumbulluara që parashihet të përdoren për mbështetje të prioriteteve, duke përfshirë fushën e mbrojtjes, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore etj, të jenë transparente.