Arbëri

23 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Foto: KP
 

Sot bëhen 23 vite nga masakra e Stagovës së Kaçanikut. Më 21 maj 1999 ranë dëshmorë Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi dhe martirët Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

21 maji 1999 përpos që solli dhimbje të pashërueshme për banorët e kësaj ane, kjo datë do të mbahet në mend edhe për shkatërrimet, djegiet dhe vrasjen e bagëtive.