Arbëri

Von Cramon: Mali i Zi e meriton të anëtarësohet në BE

Eurodeputetja Viola von Cramon ka thënë se Mali i Zi e meriton të anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian pasi “është partner i vlefshëm dhe i besueshëm perëndimor”.

Von Cramon të enjten është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për të cilin tha se e transformoi skenën politike dhe dha rezultate në sundimin e ligjit.

Më 28 prill të këtij viti, politikani shqiptar nga Ulqini, u zgjodh kryeministër i Malit të Zi, me 45 vota pro, nga 81 sa i ka kuvendi malazez.

Qeveria e re e Malit të Zi, është e 43-ta dhe pasardhëse e asaj që u shkarkua më 4 shkurt, e ku Abazoviq ishte zv.kryeministër.