Arbëri

Gashi-Bytyqi: Me këtë vendim Gucati e Haradinaj do të duhej të vazhdonin të mbroheshin në liri

 

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, ka thënë se me vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale për ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ata do të duhej të vazhdonin të mbroheshin në liri deri në aktgjykimin e formës së prerë.

Gashi-Bytyqi ka shpjeguar të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, se sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, çdo person që dënohet me më pak se 5 vjet burgim, vazhdon mbrojtjen në liri deri në aktgjykimin e formës së prerë.