Arbëri

Katër raste pozitive me COVID-19 të martën në Kosovë

 

Katër raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar të martën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e kësaj sëmundjeje.