Të hënën ka nisur konstituimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, i iniciuar nga opozita.
Kryetari i komisionit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se plani i punës do të jetë dinamik.
“Në takimin e radhës e diskutojmë planin e veprimit, e caktojmë se cilave institucioneve do t'iu drejtohemi me pyetje. Me stafin do të shohim se si kanë punuar komisionet e tjera hetimore për aspektin financiar”, tha Selmanaj.
Ai i ftoi anëtarët e komisionit për përkushtim.
“Po ju lus për përkushtim të madh, do të kemi dinamikë të madhe, e di se keni angazhime shumë të tjera, por po besoj dhe shpresoj se vigjilenca juaj nuk do të mungojë", iu drejtua Selmanaj anëtarëve të komisionit.
Edhe
Paralajmërohet dinamikë e madhe gjatë hetimit për energjinë
Ky komision kishte nxitur shumë reagime, brenda dhe jashtë Kuvendit. Opozita kishte braktisur punët në Kuvend, pasi nuk përkrahej nga pushteti për themelimin e tij. Akuzat e kundërakuzat ishin të ashpra.
Në fund, u arrit kompromisi që të themelohen dy komisione: opozita atë për hetimin e menaxhimit të krizës së fundit energjetike ku Qeveria ndaj rreth 100 milionë euro, derisa pushteti për hetimin e keqpërdorimeve me energjinë elektrike nga vitit 2006 e tutje.