Arbëri

Milionat e shtetit për spitalet private, pa mbikëqyrje prej marsit të 2021-s

Fondi i Sigurimit Shëndetësor

Prej ditës kur Albin Kurti e ka marrë për të dytën herë mandatin e kryeministrit, Fondi i Sigurimit Shëndetësor është institucion pa mbikëqyrje.

 

Prej ditës kur Albin Kurti e ka marrë për të dytën herë mandatin e kryeministrit, Fondi i Sigurimit Shëndetësor është institucion pa mbikëqyrje.

Ligji për Sigurimin Shëndetësor rregullon përbërjen e bordit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Pjesë e bordit janë përfaqësues të ministrive përkatëse, që Qeveria Hoti i pati deleguar vetë ministrat. Kur pushteti është ndërruar, vendimi për përbërje të Bordit nuk është reviduar, gjë që ka bërë që vendimmarrja të paralizohet.