Arbëri

Ministria e Drejtësisë pritet të hapë konkurs të ri për noterë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Ministria e Drejtësisë po planifikon që të hap konkurs të ri për noterë, por pjesë e kësaj gare nuk do të jenë mbi 60 kandidatët e konkursit të mëhershëm që e kishin kaluar procesin të cilin e kishte kontestuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe e kishte kthyer në pikën zero. Kandidatët e konkursit të fundit do t’i nënshtrohen vetëm procesit për licencim si noterë. Në anën tjetër, komunat po bëjnë thirrje që sa më parë të zgjidhet kjo çështja për shkak të vështirësive që janë shfaqur për shkak të mungesës së noterëve.

Këshilltari i lartë i ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila iu dha të drejtë kandidatëve të konkursit të fundit të noterisë, janë krijuar rrethana të reja dhe aktualisht si ministri ndodhen në fazën e krijimit të komisionit.