Arbëri

AAK-ja kërkon nga Qeveria të reflektojë dhe ta mbështesë tërheqjen e Trustit

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga shumica parlamentare që të reflektojë dhe të mbështesë iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri në një konferencë për media të shtunën ka thënë po ashtu që qeveria duhet ta trajtojë edhe mundësinë e kompensimit të tërheqjes për disa kategori që kanë më pak të hyra në Trust.