Arbëri

Rizvanolli: Marrëveshja 230-milionëshe me MCC-në ndihmon pavarësimin energjetik të Kosovës

 

Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), kanë finalizuar në Uashington një marrëveshje “kompakt” me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, që Prishtina thotë se do të ndihmojë me pavarësinë e sistemit energjetik të vendit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që kryesoi ekipin e negociatave të Kosovës tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se 202 milionë dollarë janë grant nga MCC-ja ndërsa pjesa tjetër bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës. Ajo tha se programi ka dy projekte.