Arbëri

​Vetëm 29% e nënave kosovare ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë

 

Të ushqyerit e fëmijëve me qumësht gjiri në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, ku vetëm 29 përqind e nënave e ushqejnë fëmijën me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Grupi i Grave Deputete (GGD) me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”, gjatë së cilës u theksua se krejt kjo për shkak të mungesë së informacioneve që duhet ofruar nënave nga institucionet shëndetësore.