Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka kërkuar të mërkurën nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, që të ta ndihmojë Kosovën që të njihet nga sa më shumë shtete e po ashtu të ketë sa më shpejtë liberalizimin e vizave.
Kurti në një konferencë të përbashkët për media me Scholzin në Berlin, deklaroi se Gjermania duhet ta ndihmojë Kosovën në ecjen përpara.
”Kosova ka një fuqi të re punëtore dhe të talentuar dhe mundësi tejet të mëdha e të mira. Kosovë është tregim suksesi prandaj kemi nevojë për ndihmën e Gjermanisë si akter i rëndësishëm në botë, pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga sa më shumë vende duke përfshirë edhe 5 vendet e BE0së dhe në këtë mënyrë të evitojmë krijimin e narrativave të dëmshme. Nga Scholz kërkova që Gjermania ta shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Në korrik bëhen katër vite prej që Komisioni evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për herë të dytë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë po ashtu se e ka njoftuar Scholzin për arritjen e Kosovës dhe për qëllimin e shtetit që të jetë palë konstruktive dhe proaktive në dialogun me Serbinë.
“Ne e mbështesim procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal, ai është gjithëpërfshirës, i ka katër liritë prandaj edhe nuk mbështesim iniciativa të tjera paralele. Për Kosovën është e rëndësishme që qytetarët të jenë përfituesit më të mëdhenj. Kosova është proaktive dhe konstruktive në dialog. Dialogu duhet të jetë i përqendruar me njohje reciproke, si një dialog për marrëb3eshjke me njohke reciproke në qendër. Jemi të përkushtuar që të ecim shpejtë, të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë shumë”, ka thënë Kurti.