Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë
Qeveria e Kosovës ka vendosur në mbledhjen e së shtunës që t’i lehtësojë masat ekzistuese anti-COVID.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë me këtë rast se situata epidemiologjike me koronavirus është stabile, prandaj edhe është rekomanduar lehtësimi i masave.
“Situata epidemiologjike me COVID-19 është stabile, me ç’rast rekomandohet lehtësimi i masave ekzistuese”, ka thënë Kurti duke shtuar se me këtë lehtësohet jeta e qytetarëve të Kosovës në shumë aspekte.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se masat e propozuara me këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.
“Jemi në situatë që të kërkojmë nga qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19, masat e përcaktuar me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll”, ka thënë Latifi.
Masat e reja Qeveria do t’i bëjë publike më vonë gjatë ditës.
Miratohet vendimi që përshpejton licencimin e profesionistëve shëndetësorë të Luginës
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë në mbledhjen e së shtunës, për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësore që vijnë nga Lugina e Preshevës.
“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore. Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, tha Latifi.
Qeveria shfuqizon vendimet e Haradinajt për ndarjen e tokave të AKP-së komunave të caktuara
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet e ish-Qeverisë Haradinaj për ndarjen e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave të caktuara.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis.
“Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimeve të qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të autorizuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në komunat Gjilani, Ferizaj, Skenderaj, Suharekë, Deçan, Junik dhe Han i Elezit. Kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis. Në dritë të kësaj, vendimet e ish-qeverisë Haradinaj përmes së cilës tokat e AKP-së u ndahen komunave të caktuara të Kosovës, sot duhet shfuqizuar për shkak të rrethanave të ndryshuara ligjore”, ka thënë Kurti.
Kurse, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se shfuqizimi bëhet në përputhje me ligjin për procedurë të përgjithshme administrative.
“Propozimi vendimi për shfuqizimin e vendimit bazohet për arsye se këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen dhe se më 2019 ka pasur ndryshim të bazës ligjore”, tha ai.
Në konferencë për media Krasniqi sqaroi se ishte e pamundur të implementoj një vendim i 2018-s pasi një vit më pas ishte shfuqizuar dhënien e pronës komunale në shfrytëzim.
“Është anuluar një vendim i vitit 2018 sepse është e pamundur të implementohet sepse më 2019 është shfuqizu ligji për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim. Kjo tani i mundëson komunave të mos kenë problem me ligjshmërinë e vendimeve. Po flasim për vitin 2018 ku janë marrë disa vendime për pronat e ndërmarrjeve shoqërore që kanë nis një proces përmes AKP-së të kalohen si pronë komunale. Por, më 2019 është ndryshuar ligji që e pamundëson këtë lëvizje dhe kemi marrë vendim për shfuqizim të këtij vendimi dhe tash mundëson që këto prona të jenë në proces të rregullt të ndërmarrjeve shoqërore”.
Qeveria miraton gjashtë emra për anëtarë të Bordit të Ibër Lepencit
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së shtunës gjashtë emra për anëtarë të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike, “Ibër Lepenci”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë me këtë rast se në konkursin e shpallur kanë aplikuar 110 kandidatë.
“Komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve dhe ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 59 kandidatëve për intervistë. Pas aprovimit të ankesave, komisioni rekomandues i ka mbajtur intervistat me kandidatët dhe ka rekomanduar listën prej 12 kandidatëve", ka thënë Kurti.
Kandidatët e miratuar unanimisht në mbledhjen e Qeverisë janë: Bajram Mustafa, kryesues, Violeta Hoxha, anëtare, Denis Dautaj, anëtar, Valmira Latifi, anëtare, Avdullah Nishori, anëtar dhe Muzafer Luma, anëtar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
