Arbëri

PDK-ja s’e pranon komisionin hetimor për energjinë të prezantuar nga LVV-ja

 

Kryetar i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë se PDK-ja dhe ai personalisht nuk do ta pranojnë komisionin hetimor për energjinë të prezantuar nga LVV-ja, të mërkurën, pa u pranuar fillimisht propozimi i tyre për hetimin e krizës energjetike të fundvitit 2021.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar të mërkurën në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e komisionit hetimor për energjinë, i cili parasheh të përfshijë zgjerimin e hetimeve që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale, ndryshe nga ai i iniciuar nga PDK-ja, i cili kërkon hetime vetëm për periudhën gjatë krizës energjetike të këtij dimri.