Arbëri

ZRRE-ja mbron vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

 

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për masë të përkohshme.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, tha se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi, pasi s’ka vendim të prerë nga gjykata dhe se ZRRE-ja ka shfrytëzuar të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.