Arbëri

Senatori amerikan: Me Kurtin biseduam për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri Albin Kurti në konferencë me senatorin amerikan, Chris Murphy, Prill 2022
Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka thënë se është diskutuar për interesin e Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, veçanërisht për urgjencën në mbrojtjen e saj gjatë kohës kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.

I prezantuar si komisioner për punë të jashtme, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, Murphy ka shtuar se Uashingtoni do të punojë për të gjetur mënyra se si të bashkëpunojë bashkërisht me Kosovën që ajo të arrijë anëtarësimin në aleancën ushtarake.