Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

23 raste të reja me COVID-19 të dielën në Kosovë

23 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1344 mostra të marra për testim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa nuk është shënuar asnjë viktimë, numri i të shëruarve gjatë së njëjtës periudhë kohore është shënuar më i lartë.

26 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 224.242 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 481.