Arbëri

Policët kërkojnë masa urgjente nga shteti për sigurim shëndetësor e jetësor

policia, pika 2, arrestime
 

Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se rastet e fundit të sulmeve në veri dhe të ndihmës që policët ia dhanë qytetarëve në rastin e zjarrit në Prishtinë të enjten duhet të bëjnë që shteti ta kthejë vëmendjen kah ta dhe të reflektojë me urgjencë. Sigurimi shëndetësor dhe jetësor dhe kushtet e punës janë kërkesat e policëve.

Të premten në mëngjes policë të Kosovës u sulmuan me granatë dore e kallashnikov, ka konfirmuar të premten ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që e ka quajtur sulm terrorist.