Arbëri

Drevinja: Masa për 100 eurot e pamenduar, mund të ketë kundërefekt ekonomik

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Ndihma prej 100 eurosh për pensionistët, përfituesit nga skemat sociale, të punësuarit në sektorin publik, të sektorit privat dhe studentët mund të shkaktojë kundërefekt për shkak të inflacionit, ka thënë Marigonë Drevinja nga Instituti “Musine Kokalari”.

Në Interaktiv të KTV-së Drevinja ka thënë se ka mangësi në masën të cilën e ka prezantuar Qeveria e Kosovës të martën. Sipas saj, nuk ka sqarim se si ka ardhur deri te shuma, teksa vë pikëpyetjen nëse “qeveria i ka pasur në dispozicion dhe ka vendosur t’i shpërndajë”.