Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar homologen e tij izraelite, Tamar Ziv.
Pas këtij takimi, Hovenier është shprehur i lumtur që Kosova dhe Izraeli, si dy partnerë të ngushtë të SHBA-së do të përfitojnë nga bashkëpunimi mes tyre.
“I lumtur për takimin me Tamar Ziv, ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë. Mezi pres të shoh se si Izraeli dhe Kosova, të dy partnerë të ngushtë të SHBA-së me fuqi punëtore të reja, të ndryshme dhe me edukim të lartë, do të përfitojnë më tej nga kjo marrëdhënie e re, me zhvillim të shpejtë dhe strategjik”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.
Delighted to meet Tamar Ziv, Israel’s first Ambassador to Kosovo. Excited to see how Israel & Kosovo, both close U.S. partners with young, diverse, highly educated workforces, will further benefit from this flourishing, fast-developing, and strategic relationship. pic.twitter.com/QaCzOoQ4Kq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 6, 2022
Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e cila derisa ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë për thellim të raporteve në gjitha vendet.