Arbëri

Sakrifica e nënës për të bijën e dëshmorit të UÇK-së

“Nuk e di nëse është e udhës të pyes, por pse nuk u martuat përsëri dhe të nisnit një jetë të re?”- e pyet Valle Zyrafete Muharremin, që pas rënies së burrit dëshmor jetën ia dedikoi së bijës gjashtëmuajshe. “S’kam mujt m’u nda prej saj”, thotë me zërin që për herë të parë e tradhton e teksa flet përjavshëm
 

Dëshmitë e personazheve të librit “Mirupafshim në Kosovë” të Ana Exposito Valles (I)

Në një ditë të bardhë dimri në Prishtinë, Ana Exposito Valle e nis rrugëtimin për t’i vizituar e dëgjuar të mbijetuarit e luftës së Kosovës teksa rrëfejnë për ditët e tyre më të zeza të jetës para se vendi ta fitonte lirinë. E rrallë ishte dëbora që binte përgjatë autostradës “Arbën Xhaferi” e rrugës ndërmjet Kaçanikut të Vjetër e Vitisë. Edhe më të rralla ishin makinat përgjatë rrugës që gjarpëron mes fushash e pyjesh të zhveshura të fshatrave, para se të mbërrijmë në hyrje të Drobeshit të Vitisë. Është e diela e 12 dhjetorit. Te xhamia e fshatit, na pret Arianita Muharremi, e cila ishte vetëm gjashtë muajsh kur reporterja e disa luftërave do ta intervistonte gjyshin e saj të ndjerë, Brahim Muharremi, teksa po e mbante në duar mbesën në Tanushë të Maqedonisë së Veriut. Ishte pranvera e vitit 1999. Arianita pak ditë më parë do të mbetej pa babanë, dëshmorin Muhamet Muharremi, nga Lubishta e Vitisë.

Nga “Mirupafshim” në “mirë se erdhe”