Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, si autoritet kompetent për të gjithë kryetarët e gjykatave, e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) se është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq, në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 22 mars në Beograd, ka konfirmuar të mërkurën KGJK-ja.
Në një konferencë për media që është mbajtur të mërkurën, ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se i vjen keq për pjesëmarrjen e Stevanoviqit në një takim të tillë dhe i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të ndërmarrë veprime për këtë rast.
“Gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave në Republikën e Kosovës duhet të sillen me integritet të lartë moral dhe profesional. Çdo pjesëmarrje në një takim të tillë e cenon këtë integritet”, ka thënë ajo.
Më 22 mars në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me përfaqësuesit serbë të Kosovës, me të cilët ka biseduar për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Më 3 prill, Serbia do të mbajë zgjedhje presidenciale, parlamentare dhe pjesërisht lokale.
Sipas Vuçiqit, serbët e Kosovës do të votojnë në komunat serbe të afërta me Kosovën. /REL
-
Suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë pas takimit me Vuçiqin
-
Betimi për Drejtësi: KGJK-ja propozon shkarkimin e Stevanoviqit dhe Kabashiqit
-
I ulet paga kryetares së Gjykatës në Mitrovicë për shkak të takimit me Vuçiqin
-
Pas suspendimit të gjyqtares, priten masa edhe për policët që u takuan me Vuçiqin
-
KGJK: Vendimi për suspendimin e Stevanoviqit është marrë pa ndikim politik