Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët që votuan kundër miratimit të Projektkodit Civil të mërkurën në Kuvend, do t’i bien pishman për qëndrimet që i kanë mbajtur pas 15 apo 20 vjetëve.
Basha thotë se miratimi i Projektkodit të tillë, që përfshin edhe bashkësinë civile mes gjinive të njëjta, është vetëm çështje kohe.
“Pas 15 apo 20 viteve kanë me u bë pishman për qëndrimet që i kanë. Demokracia në themelin e saj e ka mbrojtjen e pakicave sepse i forti e mbron veten. Nuk ke situata më e mirë atë ditë në Kuvend, por ato fjalime do t’i gjykojë historia. Të drejtat janë të barabarta. Njerëzit duhet të jetojnë si të duan dhe lirshëm. Ne e kemi edhe obligim si deputet, sipas Kushtetutës me e garantu këtë të drejtë. Kjo do të rregullohet, është vetëm çështje kohe. Kjo është e kryer. Aq më shpejt punojmë, aq më shpejt ecim. Ata janë pjesë e shoqërisë sonë”, ka thënë Basha në “Java Sonte Me Rronin”.
Deputeti i VV-së tutje ka thënë se problemi i tij është edhe për ata që e lidhin çështjen e homoseksualizmit me fenë, por edhe me ata që votojnë kundër për çështje votash.
“Në shtetin tim laik, feja ndahet nga shteti. Unë e kam problem me këta që për vota votojnë kundër ose thirret në emër të fesë. Nuk mendoj se klerikët fetarë duhet të pyeten se çfarë duhet vendosur në Kushtetutën e Kosovës. Besimet mbesin te shtëpia. Përshembull Duda Balje, e shet në emër të fesë. Ajo me kon përnime myslimane s’e besoj që do mund të dilte kështu. Ose shkoi fesë deri në fund, ose s’mundesh me zgjedh për tjerët. Nuk munden me prevalu të drejtat e njeriut mbi fenë”, deklaroi Basha.
Projektkodi Civil dështoi të miratohej në seancën e së mërkurës në Kuvend, pasi mori vetëm 28 vota pro, katër abstenime e 29 kundër.
-
Berisha: S'jam pishman për votën pro Bashës
-
Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda
-
Hamza kritikon qeverinë për stagnim: Zgjedhjet mundësi për t’i thënë mjaft politikës së bllokadës
-
Basha: Votim në pako për nënkryetarët e Kuvendit, pastaj edhe për formimin e Qeverisë
-
Cakolli: Votimi në pako vjet ishte paraqitur si problem parimor nga ata që sot e shtynë përpara