Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova nderon ushtarët ukrainas të KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar të mërkurën kontingjentin ukrainas në kuadër të forcës paqeruajtëse të KFOR-it me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Kontingjenti ukrainas është nderuar për kontributin 23-vjeçar në Kosovë, tash në kohën kur po e përfundon misionin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të gjitha forcat paqeruajtëse ukrainase të shpërndara nëpër botë duhet të kthehen në vend për të ndihmuar në mbrojtje kundër agresionit rus.

“Medalja e sotme është një mishërim i mirënjohjes sonë ndaj ushtrisë suaj, si dhe mënyra jonë për të respektuar profesionalizmin që ata kanë shfaqur në Kosovë dhe trimërinë që po shfaqin gjatë kësaj kohe të errët për kombin ukrainas”, ka thënë presidentja Osmani gjatë ceremonisë, përcjell Zyra për Informim e Presidencës.

1.400 ushtarë ukrainas kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999 duke kontribuar për paqe dhe siguri. Së fundi ishin 40 trupa.

Në gjitha misionet nëpër botë ku merr pjesë Ukraina, ka mbi 300 ushtarë.

Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit të saj mbi Ukrainën.