Arbëri

​ZPS: Provat kundër Gucatit dhe Haradinajt janë shumë bindëse

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke dhënë deklaratën përmbyllëse në rastin gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Sipas prokurorisë, sjelljet e frikësimit të dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë kanë ndikuar në hetimet dhe gjykimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së për 20 vjet. ZPS-ja deklaroi se të akuzuarit nuk janë mbi ligjin dhe sipas tyre kjo zyrë ka paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tyre.

Në deklaratën përmbyllëse, prokurorja Valeria Bolici ka thënë nuk është kundërshtuar që Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë bërë publike dokumentet konfidenciale të ZPS-së të cilat përmbanin emra dëshmitarëve të mbrojtur.