Arbëri

Kosova e Serbia afër gjuhës së përbashkët për rrymën në veri dhe personat e pagjetur

Dialogu
 

Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje për energjinë në veri dhe për personat e pagjetur. Në takimin e fundit më 22 shkurt, palët i janë afruar gjuhës së përbashkët për këto dy tema. Përkitazi me këtë, Bashkimi Evropian pret që shumë shpejt të arrihet dakordimi dhe të fillohet diskutimi për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Paralajmërimin për arritjen e një zgjidhjeje për energjinë në veri e ka dhënë edhe kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se në takimin e fundit të kryenegociatorëve është diskutuar edhe për përgatitjen e terrenit për takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.