Arbëri

SHKK lehtëson masat për vizitorë në institucione korrektuese

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga dita e sotme ka marrë masa lehtësuese.

Janë hequr kufizimet sa i përket numrit të vizitorëve për vizitat familjare ndaj personave të privuar nga liria, vizitat familjare mund të realizohen sipas dispozitave ligjore në fuqi, gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse.