Dy persona kanë vdekur të enjten në Shqipëri si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 300 raste të reja, nga testimi i 2,419 të dyshuarve për koronavirusin.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht në Shqipëri është 6,170.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.