Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur e 296 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë, janë shënuar edhe 296 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 2,278 të dyshuarve për koronavirus.

Aktualisht në Shqipëri janë 5,366 raste aktive me COVID-19 ndërkohë që në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.